Lajme
Austria ndalon martesat nën moshën 18 vjeç dhe ato mes kushërinjve
Qeveria federale austriake ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të miturve dhe forcimit të së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç si dhe ndalimin e martesave midis të afërmve deri në shkallën e katërt të vijës anësore përfshirë martesat mes kushërinjve, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Projektligji përkatës u paraqit të mërkurën nga Ministrja e Drejtësisë, Anna Sporrer (SPÖ), dhe pritet të miratohet nga Këshilli Kombëtar para pushimeve verore. Ligji do të hyjë në fuqi në gusht të vitit 2025.
“Në të ardhmen, vetëm personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç do të lejohen të martohen ose të regjistrojnë partneritete civile,” deklaroi Sporrer para mbledhjes së kabinetit. Deri tani, ligji austriak lejonte që të miturit mbi 16 vjeç të martoheshin me miratim nga gjykata dhe kujdestari ligjor procedurë që shpesh zbatohej pa vlerësime thelbësore të pjekurisë apo rrethanave.
Ministrja e Familjes, Claudia Plakolm (ÖVP), e përshkroi nismën si një “hap vendimtar kundër martesave të fëmijëve”, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të NEOS, Yannick Shetty, vlerësoi iniciativën, edhe pse theksoi se rastet që do të preken janë të pakta: nga disa dhjetëra në disa qindra në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.
“Një vajzë 16-vjeçare i përket shkollës, jo zyrës së gjendjes civile,” u shpreh Shetty, duke nënvizuar rëndësinë e kufizimit të martesave të hershme për të mbrojtur zhvillimin dhe të drejtat e të miturve.
Sipas Statistikave të Austrisë, numri i martesave në të cilat të paktën njëri nga partnerët ishte nën 18 vjeç ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit nga gati 50 raste në vitin 2015 në vetëm gjashtë raste në vitin 2024.
Projektligji gjithashtu parashikon që prokuroria do të ketë të drejtën të kërkojë anulimin e një martese ose partneriteti të regjistruar nëse njëri nga partnerët nuk ka pasur aftësinë ligjore për të hyrë në një marrëdhënie të tillë.
Kjo iniciativë qeveritare përmbyll një përpjekje të mëparshme të qeverisë ÖVP-Të Gjelbrit, e cila kishte hartuar një draft të ngjashëm por që nuk arriti të miratohej. Tashmë, me një konsensus të gjerë politik, ligji pritet të bëhet realitet në muajt e ardhshëm, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












