Futboll
Austria-Kosovë thyen rekordin e shikueshmërisë, më shumë tifozë se Belgjikë-Francë
Përballja në “Ernst Happel” u ndoq nga rreth 47 mijë tifozë, duke lënë pas ndeshjet Belgjikë-Francë dhe Angli-Ukrainë për nga numri i shikuesve në stadium.
Përballja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, e zhvilluar të dielën në Vjenë, ka regjistruar numrin më të lartë të shikuesve në stadium në xhiron e dytë të kësaj faze të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.at.
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e statistikave “Football Meets Data”, ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ernst Happel” e ndoqën nga afër rreth 47 mijë tifozë.
Kjo shifër është veçanërisht e lartë duke pasur parasysh se në të njëjtën xhiro u zhvillua edhe përballja ndërmjet dy kombëtareve të njohura evropiane, Belgjikës dhe Francës.
Ndeshja Belgjikë-Francë u ndoq nga 40,857 tifozë, duke u renditur pas Austria-Kosovë dhe Angli-Ukrainë. Përballja e Anglisë me Ukrainën mblodhi 43,382 shikues në stadium.
Ndërkohë, ndeshja Gjermani-Greqi u ndoq nga 28,945 tifozë.
Në anën tjetër, numrin më të ulët të shikuesve në stadium në këtë xhiro e regjistroi përballja ndërmjet Izraelit dhe Republikës së Irlandës, e cila u ndoq nga vetëm 319 persona.
Kosova e zhvilloi ndeshjen në Vjenë në kuadër të garës për kreun e grupit, por pësoi humbje 3-1 ndaj Austrisë.
“Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës të enjten, më 1 tetor, kur do të përballen me Izraelin.
Ndeshjet e Kosovës në futboll mund t’i ndiqni ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës Fëmijët shqiptarë në Landquart dhe rrethinë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe çdo të... -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











