Shqipëria
Austria, e para për investimet e huaja në Shqipëri
Italia renditet e dyta, e cila ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm investimesh në vend. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026, investimet italiane arritën në 49 milionë euro, duke e pozicionuar Italinë ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë
Austria, Italia, Holanda dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se Austria mban vendin e parë me 60 milionë euro flukse të reja investimesh, duke u bërë kështu investitori kryesor në Shqipëri.
Ndërkohë, Italia renditet e dyta, e cila ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm investimesh në vend. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026, investimet italiane arritën në 49 milionë euro, duke e pozicionuar Italinë ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Holanda pozicionohet e treta me 48 milionë euro investime. Për shumë vite me radhë, shteti holandez ka qenë ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke mbajtur një peshë të konsiderueshme në flukset e investimeve të huaja direkte, raporton Scan.
Kosova, me 32 milionë euro investime në tremujorin e parë të vitit 2026, vijon të mbetet ndër investitorët më të rëndësishëm në vend. Kjo tregon se Kosova nuk është vetëm një partner kyç tregtar, krahas shumë lidhjeve dhe bashkëpunimeve të tjera që ekzistojnë midis dy shteteve, por edhe një shtet që investon shuma të konsiderueshme parash në sektorë të ndryshëm të vendit, sidomos në atë të pasurive të paluajtshme.
Pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë po ashtu të pranishme në Shqipëri me investime, por në një masë shumë të vogël.
Ndërkohë, Turqia, e cila ka mbajtur shpesh “fronin” e investimeve të huaja direkte në vend, renditet e katërta me 47 milionë euro investime. Kështu, Austria, Italia, Holanda dhe Turqia përbëjnë rreth gjysmën e fluksit total të investimeve të huaja direkte që hynë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.
Ajo që bie në sy nga statistikat zyrtare është edhe prania me investime e disa shteteve që gjenden shumë larg Shqipërisë, si Ishujt Kajman, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Libani.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














