Lajme
Austria: 500 milionë euro ndihmë për bizneset e gastronomisë
Me gjysmë miliardi euro dhe lehtësim të taksave, qeveria austriake do të ndihmojë të gjitha bizneset e gastronomisë të cilat janë goditur nga kriza e koronavirusit
Kancelari Sebastian Kurz dhe bashkëpunëtorët e tij njoftuan të hënën në një konferencë për shtyp një paketë prej 500 milionë eurosh për bizneset e gastronomisë. Masat mbështetëse për atë që Kurz e quajti “shpirti i vendit” synojnë rritje të konsumit dhe ulje të taksave për pije joalkoholike nga 20 në 10 për qind, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
“U dakorduam për një paketë prej 500 milionë eurosh që synon të rrisë konsumin dhe reduktojë taksat për pronarët e restoranteve. Jam veçanërisht i lumtur që numri i ulët i infektimeve të reja do të na lejojë t’i rihapim restorantet në fund të kësaj jave, pra me 15 maj”, tha ai.
Paketa duhet të ndihmojë në rritjen e konsumit dhe të lehtësojë barrën e taksave mbi pronarët. Në veçanti, bujtinat rurale gjithashtu duhet të përfitojnë nga uljet “paushallë”. Për shembull, falë këtyre masave, një bujtinë e fshatit me qarkullim vjetor prej 115,000 eurosh do të paguajë vetëm 871 euro taksë në vend të 3,670 eurove.
Austria ishte një ndër vendet e para që aplikoi kufizime për pengimin e pandemisë, por nuk pati shpërthim të pakontrollueshëm të rasteve. Vendi numëron rreth 16 mijë raste infektimi dhe 620 vdekje nga Covid-19.
Kurz tha gjithashtu se qeveria austriake mbështet rihapjen e kufijve të brendshëm evropianë, dhe se shpreson në një marrëveshje me Gjermaninë për të lejuar udhëtimet mes dy vendeve gjatë verës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












