Lajme
Austri: Mbi 4.5 milionë banorë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës
Deri më tash në Austri me dozën e parë janë vaksinuar 75.8 për qind, me dozën e dytë 72,2 për qind, ndërsa me dozën e tretë 51 për qind, apo mbi 4,5 milion persona
Që nga hyrja në fuqi e vaksinimit të detyrueshëm në Austri, dhe e kërkesës për marrjen e vaksinës përforcuese pas skadimit të afatit të certifikatës, ka filluar një fluks dukshëm më i madh i qytetarëve për të marrë vaksinën. Radhët e personave nëpër qendra të vaksinimit janë të gjata. Në njërën nga qendrat e vaksinimit në Vjenë “Austria Center Vienna” duhet të pritej mbi 2 orë për të marrë vaksinën. Kjo mund të shihet edhe nga fotoja e realizuar nga albinfo.at.
Sipas një raporti të publikuar nga heute.at, deri më tash në Austri me dozën e parë janë vaksinuar 75.8 për qind, me dozën e dytë 72,2 për qind, ndërsa me dozën e tretë 51 për qind, apo mbi 4,5 milionë persona.
Megjithatë, Austria ka filluar të mendojë edhe për dhënien e dozës së katërt të vaksinës. Ekspertët e Koordinimit Kombëtar të Krizave (GECKO) kanë diskutuar se pas sa kohe qytetarët duhet të marrin dozën e katërt nëse është e nevojshme.
“Nëse variantet e ngjashme me ato aktuale mbeten dominuese, atëherë sigurisht që ka kuptim të merret në konsideratë doza e katërt, e cila mendohet të fillojë nga vjeshta për këdo që vaksinimi i tretë është më shumë se gjashtë deri në nëntë muaj më parë, thonë ekspertët.
Të dielën në Austri u raportuan 29,324 raste të reja. Siç shpjegoi shefja e GECKO-s, Katharina Reich, numri i infeksioneve të reja këtë javë ka rënë dukshëm. Megjithatë, mund të supozohet se infeksionet do të mbeten në nivele të larta. “Situata është ende e paqëndrueshme”, ka shtuar ekspertja.
Në raport thuhet se nëse del ndonjë variant krejtësisht i ri, shumë gjëra do të hapën sërish, mirëpo mendohet se mbrojtja më e mirë është përmes vaksinimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












