Lajme
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta
Qeveria austriake ka prezantuar buxhetin e dyfishtë për vitet 2025 dhe 2026, i cili parashikon rritje të ndjeshme të tarifave dhe shërbimeve publike për qytetarët. Ministri i Financave, Markus Marterbauer (SPÖ), bëri të ditur se një e treta e masave të kursimit do të sigurohet nga rritja e të ardhurave përmes tarifave të reja, duke përfshirë dokumentet personale, kartën elektronike, si dhe biletën e klimës, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Dokumentet personale me çmime të reja nga 1 korriku
Qytetarët do të paguajnë më shumë për pasaportat, patentat e drejtimit dhe kartat e identitetit. Nga 1 korriku, tarifa për pasaportën do të jetë 112 euro (nga 75.90 euro), ndërsa patenta do të kushtojë 90 euro (nga 60.50 euro). Çmimi i kartës së identitetit do të rritet në 91 euro (nga 61.50 euro). Rritje të mëdha do të ketë edhe për aplikimet për ndryshim emri dhe për marrjen e shtetësisë.
Tarifa më e lartë për kartën elektronike dhe përfshirja e pensionistëve
Tarifa e shërbimit për kartën elektronike do të dyfishohet pothuajse, duke kaluar nga 13.80 euro në 25 euro. Risia tjetër është se kjo tarifë do të vlejë edhe për pensionistët, të cilët deri tani ishin të përjashtuar, transmeton albinfo.ch.
Bileta e klimës më e shtrenjtë dhe pa përfitime për të rinjtë
Ndryshime do të ketë edhe në subvencionet për biletën e klimës. Bileta falas për 18-vjeçarët do të hiqet, ndërsa çmimi për të gjithë do të rritet në dy faza: nga 1 gushti 2025 do të jetë 1,300 euro, dhe nga 1 janari 2026 do të arrijë në 1,400 euro. Çmimi i reduktuar do të jetë përkatësisht 975 dhe 1,050 euro.
Rritje të tjera: Duhan, armë dhe gjykata
Ndryshimet përfshijnë gjithashtu:
- Rritje të taksave për produktet e duhanit, përfshirë edhe duhanin e ngrohur.
- Licenca dhe lejet për armë do të kushtojnë përkatësisht 110 dhe 175 euro.
- Tarifat gjyqësore janë rritur me 23%, ndërsa paraqitjet në Gjykatën Kushtetuese dhe Administrative kushtojnë tani 340 euro (nga 240).
Qeveria argumenton se këto masa janë të domosdoshme për stabilitetin fiskal dhe modernizimin e shërbimeve publike. Megjithatë, rritjet e njëpasnjëshme pritet të ngjallin reagime nga opinioni publik dhe grupet e interesit, veçanërisht në një kohë me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














