Lajme
Austri: Arrestohet personi i parë pas akuzave ndaj ish-kancelarit Kurz
Akuzat e bëra ndaj ish-kancelarit austriak, Sebastian Kurz, rezultuan edhe me arrestimin e personit të parë pas dorëheqjes së tij.
Mediat në Austri raportojnë se një hulumtuese e opinionit publik është njeriu i parë që u arrestua. Ajo dyshohet se ka falsifikuar kërkimet në favor të PVP – Partisë Popullore Austriake.
Sabine Beinschab u arrestua, dhe ajo është një person kryesor në aferat rreth Kurz në lidhje me sondazhet e rreme të opinionit publik. Në hulumtimin e saj, Kurz është portretizuar gjithmonë veçanërisht pozitivisht, ndërsa kundërshtari i tij në luftën për postin e shefit të partisë, Reinhold Mitterleiner, është portretizuar negativisht. Sabine Beinschab është themeluesja e institutit të kërkimit të tregut “Research Affairs”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












