Lajme
Austri: 500 euro shtesë për ata që punuan me orar të shkurtuar
Punëtorët të cilët kanë punuar me orar të shkurtuar (Kurzarbeit) për të paktën dhjetë muaj në Austri, mund të aplikojnë për një pagesë shtesë(bonus) prej 500 euro.
Në dhjetor të vitit 2021, në Parlamentin austriak ishte miratuar pagesa përfituese për punëtorët, të cilët për shkak të pandemisë janë detyruar të punojnë me orar të shkurtuar. Për të përfituar këtë pagesë shtesë, aplikimi ka filluar që nga dita e hënë, më 11 prill, shkruan albinfo.at.
Kjo pagesë u jepet punëtorëve të cilët ishin në “Kurzarbeit” të paktën dhjetë muaj nga marsi 2020 deri në nëntor 2021 dhe të paktën një ditë në dhjetor 2021 dhe të cilët kanë pasur të ardhura jo më shumë se gjysma e bazës së kontributit maksimal. Baza e kontributit të sigurimeve shoqërore nuk mund të kalojë 2.775 euro.
Aplikimi dorëzohet në Agjencinë Federale të Kontabilitetit (Buchhaltungsagentur des Bundes). Këtu merret edhe vendimi për miratimin dhe pagesën. Aplikimi për pagesën prej 500 euro mund të dorëzohet deri më datën 31 dhjetor 2022, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Sipas ministrit të Punës, Martin Kocher (ÖVP), bonusi synon të lehtësojë njerëzit që kanë përjetuar humbje të të ardhurave muajt e fundit.
“Njerëzit që janë prekur veçanërisht nga puna me kohë të pjesshme të shkaktuar nga pandemia duhet të lehtësohen. Është e rëndësishme për mua të krijoj një ekuilibër, si të thuash, sepse njerëzit e prekur kanë pasur të ardhura më të ulëta për një kohë të gjatë pa fajin e tyre”, tha Koçer.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











