Futboll
Atlético fiton derbin ndaj Real Madridit
Atlético Madrid ka triumfuar 2:1 ndaj Real Madridit në derbin e kryeqytetit spanjoll, të zhvilluar në "Riyadh Air Metropolitano", në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës.
Derbi nisi me intensitet të lartë, me duele të shumta dhe përpjekje nga të dyja skuadrat për të marrë kontrollin e lojës, ndërsa rastet më të rrezikshme erdhën gradualisht.
Moment vendimtar i ndeshjes ishte ndërhyrja e Dean Huijsen ndaj Giuliano Simeones brenda zonës. Mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Alejandro Grimaldo realizoi nga penalltia, duke kaluar Atléticon në epërsi.
Me një lojtar më shumë në fushë, Atlético vazhdoi të ushtronte presion. Jonathan David shënoi golin e dytë pas asistimit të Giuliano Simeones, duke i dhënë skuadrës së Diego Simeones një epërsi të rëndësishme.
Real Madridi arriti ta ngushtonte rezultatin, por nuk ia doli të gjente golin e barazimit. Atlético e ruajti epërsinë deri në fund dhe e mbylli derbin me fitore 2:1, duke marrë tri pikë të rëndësishme në La Liga.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










