Lajme
Asnjë Volvo e re nuk mund të lëvizë më shpejt se 180 kmh
Së fundmi, Volvo ka njoftuar se asnjë makinë e re nga kjo kompani nuk do të lëvizë më shpejt se 180 kilometra në orë.
Thuhet se makinat suedeze nuk do të lëvizin më shpejt. Ndërsa treshja gjermane (BMW, Mercedes dhe Audi) njoftojnë se nuk kanë ndërmend të kufizojnë shpejtësinë e automjeteve të tyre.
“Ne mendojmë se në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që dikush të drejtojë më shpejt se 180 km në orë. Të gjithë po flasin për rreziqet e shpejtësisë dhe askush nuk po bën asgjë”, shpjegoi Malin Ekholm, drejtor i Qendrës së Sigurisë Volvo, në një intervistë për Autocar.
Kompania Volvo mendon se edhe sot kënaqësia e drejtimit mund të arrihet në mënyra të tjera sesa domosdoshmërisht me makina që shkojnë më shpejt se 200 km në orë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














