Lajme
Asnjë deputet i Zvicrës nuk rezulton pozitiv me koronavirus
Përveç kësaj, janë testuar edhe 368 pjesëmarrës të tjerë në seancat e sesionit, njoftojnë shërbimet parlamentare
Në javën e dytë të sesionit pranveror të punimeve të Parlamentit të Zvicrës, 288 anëtarë e të dy dhomave janë testuar për koronavirus. Të gjitha testet kanë dalë negative, raporton srf.ch.
Përveç kësaj, janë testuar edhe 368 pjesëmarrës të tjerë në seancat e sesionit, njoftojnë shërbimet parlamentare.
Një javë më parë u bë e njohur se një anëtar i njërës nga dhomat e Parlamentit kishte rezultuar pozitiv për virusin në javën e parë të seancës, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe, janë kryer gjithsej 250 teste nga anëtarët e Parlamentit dhe 367 pjesëmarrës të tjerë në sesion. Rezultati i testit të deputetit të Dhomës së Kantoneve (senatit) Josef Dittli (FDP / UR) kishte dalë pozitiv.
Në mënyrë që të parandalohej infektimi me koronavirus në seancën pranverore, pjesëtarëve të Parlamentit u ishin dërguar në shtëpi pajisjet për testim me pështymë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














