Futboll
Asllani humb golin e karrierës me Barcelonën (Video)
Tifozët nuk mund të besojnë se si shqiptari Kristjan Asllani humbi ‘shansin perfekt’ për të eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve
Mbrëmë mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, pati mundësinë e përkryer për të eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve, por e humbi atë në minutat shtesë në mënyrë dramatike, përcjell albinfo.ch.
Asllani has blood on his hands. pic.twitter.com/cFepNzekmj
— TMJ_17 (@TMJ_171) October 12, 2022
Të dy skuadrat luajtën një barazim emocionues 3-3 në Camp Nou të mërkurën mbrëma, me Barcelonën që e dinte se do të eliminohej nga gara me një humbje.
Një barazim u jep atyre një shans të vogël për t’u kualifikuar në raundin tjetër, por Asllani mund t’i shuante këto shpresa në minutën e katërt të kohës shtesë.
Lautaro Martinez vrapoi në mbrojtjen e Blaugranëve dhe ia pasoi një top Asllanit. 20-vjeçari e mori me hapa të mëdhenj, duke dalë ballë për ballë me portierin Marc-Andre ter Stegen.
Henrikh Mkhitaryan vrapoi shpejt duke u hapur në zonë për një pasim, i cili mund ta vuloste ndeshjen, por Asllani zgjodhi të godiste në vend se të asistonte dhe goditja e tij nga pesë metra u prit nga portieri gjerman, duke ia mohuar një gol të sigurt.
Shqiptari 20-vjeçar, i cili aktualisht është i huazuar me obligim blerje nga Empoli, mund të ketë humbur shansin më të madh të karrierës së tij të re deri më tani.
Ndaj ngjarjes kanë reaguar tifozët në rrjetet sociale dhe mbeten ende të habitur nga rasti i humbur.
“Si e humbi këtë rast?”, shkroi një tifoz, një tjetër shtoi se: “Gjithçka në lidhje me këtë ishte kaq e varfër”.
“Unë as nuk e mbështes Interin, por jam i zemëruar duke e parë këtë”, dhe “Djali donte të bëhej superyll”, ishin disa komente të tjera të tifozëve.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës












