Muzikë
Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë në Operën e Vjenës me “Madama Butterfly”
Interpretimi i dy artistëve shqiptarë në këtë skenë ikonike, një tjetër moment i rëndësishëm i afirmimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare
Në skenën e Wiener Staatsoper, një prej teatrove më prestigjioze të operës në botë, sopranoja Ermonela Jaho dhe tenori Saimir Pirgu interpretuan rolet kryesore në operën Madama Butterfly të kompozitorit Giacomo Puccini, duke shënuar një nga mbrëmjet më të spikatura të sezonit operistik në kryeqytetin austriak.
Në këtë produksion të regjisorit të ndjerë Anthony Minghella, Jaho interpretoi rolin e Cio-Cio-San me intensitet emocional dhe finesë vokale që e kanë bërë këtë personazh një nga identitetet më të njohura të karrierës së saj ndërkombëtare. Interpretimi i saj u prit me ovacione nga publiku vjenez.
Përkrah saj, në rolin e Pinkertonit, Pirgu solli një interpretim të rafinuar vokalisht dhe të balancuar skenikisht, duke konfirmuar statusin e tij si një nga tenorët më të rëndësishëm të brezit të tij në skenat ndërkombëtare.
Shfaqja u drejtua nga dirigjenti italian Marco Armiliato, ndërsa seria e shfaqjeve të Madama Butterfly në Wiener Staatsoper zhvillohet nga 7 deri më 17 mars 2026.
Interpretimi i dy artistëve shqiptarë në këtë skenë ikonike përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm të afirmimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare të operës.
Fotografitë: © Stephan Brückler
Im Bild:
Ermonela Jaho (Cio-Cio-San)
Stephanie Maitland (Suzuki)
Saimir Pirgu (Pinkerton)
Attila Mokus (Sharpless)
Matthäus Schmidlechner (Goro)
Ensemble
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions


















