E-Diaspora
Arsen Shoshi, shqiptari që ua ndau diplomat e karrierës studentëve zviceranë
Ky institucion arsimor prej vitesh ka diplomuar në shumë vende të botës me mijëra studentë për çdo vit, të cilët kanë arritur të afirmohen në sektorë të ndryshëm në tregun e konkurrencës së fortë të punës
Arsen Shoshi, dora e djathtë e presidentit të «Benedict Schule», Heinrich Meister, këtë herë nuk kishte vetëm rolin e njeriut kryesor për të bërë që ceremonia të ishte në nivelin më të lartë të organizimit, por edhe më shumë se kaq. Ai kishte edhe një rol tjetër, kishte marrë përsipër që një numri të madh studentësh t’ua dorëzonte titullin e të diplomuarit. Shoshi këtë herë ishte njeriu që studentëve që diplomuan ua dorëzoi çelësin e shansit për suksese në karrierë dhe jetën e secilit prej të diplomuarve.
“Benedict-/BVS-Schule” përcjell vit pas viti breza studentësh të diplomuar, të cilët i përgatit për të qenë të gatshëm për tregun e punës. Pjesë e suksesit të shkollës Benedict-/BVS tash e dy dekada janë edhe vëllezërit Shoshi, të cilët kanë arritur që me sukses të menaxhojnë këtë institucion të lartë arsimor në Cyrih.
Gjatë kësaj jave në Hotel Marriot të Cyrih-ut pati një ceremoni madhështore diplomimi, ceremoni që shumë studentë i bëri të lumtur, duke u dhuruar momente që do t´i kujtojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Studentë të shumtë, zemrat e të cilëve rrihnin fort duke pritur momentin e marrjes së diplomës, bëri që në Hotel Marriot të mbretërojë një atmosferë vërtet e veçantë. Pjesëmarrja e një numri të madh të studentëve, familjarëve, miqve dhe shumë të ftuarave ishte festë më vete. Nën një organizim të nivelit të lartë, “Benedict Schule” promovoi gjeneratën e të diplomuarve të këtij viti.
Ky institucion arsimor prej vitesh ka diplomuar në shumë vende të botës me mijëra studentë për çdo vit, të cilët kanë arritur të afirmohen në sektorë të ndryshëm në tregun e konkurrencës së fortë të punës.
Arsen Shoshi, i cili vlerësohet të jetë dora e djathtë e presidentit të «Benedict Schule», Heinrich Meister, këtë herë nuk ishte vetëm në rolin e njëriut kryesor për të bërë që ceremonia të ishte në nivelin më të lartë të organizimit, por edhe më shumë se kaq. Ai kishte edhe një rol tjetër këtë herë, kishte marrë përsipër që një numri të madh studentësh t’ua dorëzonte titullin e të diplomuarit. Dhënia e titullit i diplomuar nga një shkollë me traditë, siç është Benedict Schule në Cyrih, nuk përbën vetëm një ceremoni.
Ky moment mund të është dukur vetëm si një detyrë e përmbushur me sukses si dhe shumë të tjera deri më tani për Arsen Shoshin, por në fakt, kjo ishte edhe më shumë se kaq, ishte moment kur ai ua ndau studentëve çelësin për të nisur një karrierë të suksesshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë jetësor.
Një fakt që gëzon, si edhe çdo vit tjetër, ishte numri i madh i studentëve shqiptarë, të cilët u ndien të lumtur dhe krenarë, që në një ceremoni të tillë, patën rastin që diplomat t’ua dorëzonte një emër i njohur i menaxhmentit të shkollës “Benedict-/BVS-Schule”, siç është Arsen Shoshi.
Pjesë e diplomimit të gjeneratës së këtij viti, përmes një video mesazhi, ishte edhe presidenti i Benedict-/BVS-Schule në Cyrih, Heinrich Meister. Ai i ka uruar të diplomuarit, duke e vlerësuar si një sukses të madh punën e shkollës dhe studentëve në përgjithësi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili

















