Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë duke përdorur një dokument të falsifikuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:40, kur i dyshuari është ndaluar gjatë procedurave të kontrollit në aeroport.
Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, është konstatuar dyshimi se dokumenti i udhëtimit ishte i falsifikuar, çka çoi në arrestimin e shtetasit turk.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Albinfo.ch