Kosova
Arrestohet një ish-punëtor i MUP-it serb
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një serb nga fshati Korminjan i komunës së Ranillugut.
I arrestuari është Vitomir I., 58-vjeçar, i cili më herët ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, raportojnë mediat vendore.
Arrestimin e serbit nga Korminjani e konfirmoi edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani pa dhënë identitetin dhe motivet e arrestimit, transmeton ksp.
Ai nuk dha detaje për shkaqet e arrestimit përveç tha se i njëjti është duke u intervistuar nga hetues të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit.
“Sot rreth orës 7 të mëngjesit në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut është arrestuar një serb, shtetas i Kosovës”, tha Hashani, përcjell albinfo.ch.
Në arrestimin e tij kanë marr pjesë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve














