Lajme
Arrestohet një i dyshuar për kërcënimin e prokurores Hajdari
Njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në natën e së shtunës.
Bëhet fjalë për një mashkull nga Prishtina, raporton Kallxo.com, duke u thirrur në burimet e veta.
Mësohet se personat e tjerë të dyshuar janë ende në kërkim.
Hajdari ishte prokurore në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar ishin Adem Grabovci dhe të tjerë – të gjithë të liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendim e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.
“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marrë gjatë natës së mbrëshme nga një qytetar, gjatë intervistës së saj ku po transmetohej live.
“Oj kudër se s’ki t’i faj jo, po ne si popull se u duft me ardh me të ngre mas veturës teri sa të del bre idijote me gjithë këta tjerët”. “Jo linqime, po duhet me të vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marrë Hajdari.
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë dënuar kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












