Lajme
Arrestohet kosovari: Ka “ndihmuar” të tjerët në provimin e autoshkollës
Pas kontrollit, 33-vjeçari kosovar është arrestuar gjatë kthimit të aparaturave që i kishte huazuar "të testuarit"
Policia kantonale në Cyrih ka arrestuar tre persona (meshkuj), të cilët dyshohet se kanë ndihmuar të tjerë të kalojnë me mashtrim testin teorik për leje drejtimi të makinës, transmeton albinfo.ch. Ata kishin pajisur me pajisje teknike personat që hynin në testim dhe më pas i kishin ndihmuar ata në kryerjen e detyrave të provimit.
Të enjten, më 13 korrik, policia kantonale e Cyrihut pas hetimeve ka arrestuar një kosovar 33-vjeçar, siç është bërë e ditur të martën, raporton sda.ch. Personi në fjalë kishte pajisur më parë një hetues policie me pajisje teknike për testin teorik.
Me ndihmën e aparateve të transmetimit video dhe audio, hetuesi është udhëzuar në testin teorik në Zyrën e Qarkullimit Rrugor. Përgjigjet e sakta i janë pëshpëritur nga një bashkëpunëtor, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollit, 33-vjeçari kosovar është arrestuar gjatë kthimit të aparaturave që i kishte huazuar “të testuarit”.
Gjatë kontrollit të banesave në të njëjtën ditë janë sekuestruar pajisje të ndryshme teknike, si celularë, mikrofona, kamera dhe kufje, si dhe para të gatshme. Gjithashtu janë arrestuar një shtetas zviceran 30-vjeçar dhe një kosovar 23-vjeçar i pranishëm ilegalisht në Zvicër.
Tre të arrestuarit dhe një shtetas 60-vjeçar i Serbisë thuhet se kanë ndihmuar ilegalisht të testuarit, duke filluar nga vera e vitit 2022. Nuk dihet se sa persona kanë përfituar nga oferta.
Po kontrollohet po ashtu nëse e gjithë kjo ka lidhje me një rast të ngjashëm që ka ndodhur në Mels SG nga fillimi i korrikut 2023 (albinfo.ch ka shkruar për rastin).
Prokuroria publike ka hapur procedurë penale dhe ka kërkuar paraburgim për dy kosovarët.
Një mashtrim i ngjashëm në provim ishte zbuluar tashmë në Winterthur në qershor të vitit 2021. Në atë kohë, një turk 36-vjeçar kishte shkuar në zyrën e trafikut rrugor të Winterthur-it për testin teorik, i pajisur me aparat fotografik, celular dhe priza veshi. Një punonjës i sektorit të qarkullimit rrugor kishte vënë re pajisjet dhe kishte lajmëruar policinë.
(Foto: Kapo ZH)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës Nesër, afati i fundit për t’u regjistruar diaspora...
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
-
Itali
Irma Kurti vlerësohet me “Çmimin e Kulturës” në Itali
-
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj Bonusi i klimës do të jepet për të gjithë personat që janë banorë të regjistruar në...
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun