Kosova
Arrestohet “Burdushi”
Ai ka bërë të ditur se Policia në mëngjesin e sotëm e ka bastisur lokalin ku Peqani e kryente veprimtarinë e tij
Policia e Kosovës e ka arrestuar sot mjekun popullor Hysri Peqanin, të njohur si Burdushi. Ky lajm është konfirmuar edhe avokati i Peqanit, Asdren Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se Policia në mëngjesin e sotëm e ka bastisur lokalin ku Peqani e kryente veprimtarinë e tij.
“Kanë shkuar në bastisje sot në mëngjes ndërkaq më vonë më ka informuar edhe klienti im për këtë”, ka bërë të ditur Hoxha, shkruajnë mediat vendore.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.
Në këtë proces, ashtu që “Burdushi” si mjek popullor, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani “Burdushi”, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari “Burdushi”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.
Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














