Kosova
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë dihet deri më tani
Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, u arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit, përcjell albinfo.ch.
Siç ka shkruar agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency, i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.
Sipas dyshimeve, i dyshuari ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Ai dyshohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi, që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
Familja e tij janë shprehur të bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen.
Përfaqësuesi i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit, Arianit Koci, ka përcjellë shqetësimin e familjes Rexhepi për arrestimin e djalit të tyre.
Në porosinë e familjes Rexhepi thuhet se janë të bindur që Liridoni është i pafajshëm dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, por edhe të Turqisë.
“Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.
Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.
Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.
Të gjitha informatat eventuale do të përcillen përmes të autorizuarit tonë, avokatit Arianit Koci”, thuhet në reagimin e tyre.
Për rastin janë informuar institucionet përkatëse të Kosovës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një konferencë për media tha se institucionet turke i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë pyetje në lidhje me këtë rast, për çka tha se do të dalin me detaje më vonë.
“Në të kaluarën e dini rastin e dëbimeve të qytetarëve turq që kanë banuar në Kosovë, e dini problemin që ka ekzistuar, por në përgjithësi bashkëpunimi juridik me Turqinë është i shkëlqyer, Në këtë drejtim na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit kërkoj që sapo të mbyllet konferenca, do t’ ju përgjigjemi për çështjet që mund të bëhen publike”, tha Haxhiu.
Sipas raportimeve, Liridon Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











