Kosova
Armatim i fshehur në valixhe dyshohet se po dërgohej drejt Gjermanisë, tre persona në arrati
Policia e Kosovës sekuestron armë të gjata, pistoleta dhe municion në Podujevë, hetimet vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Speciale
Një rast i rëndë i lidhur me armë dhe municion është zbuluar nga organet e rendit në Podujevë, ku janë sekuestruar disa armë të gjata, pistoleta dhe sasi e konsiderueshme municioni, ndërsa tre persona të dyshuar ndodhen në arrati, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve të hetimit, rasti ka dalë në dritë pas informacioneve operative të siguruara nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda (DHKOKR), sipas të cilave në një agjenci turistike ndodheshin dy valixhe të dyshimta.
Pas verifikimeve në depon e agjencisë, hetuesit kanë konstatuar se brenda valixheve ishte fshehur armatim. Më pas, me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndërmarrë bastisje dhe veprime të shpejta hetimore në disa lokacione.
Si të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe transportimin e armatimit janë identifikuar tre persona: L.M. (rreth 26 vjeç), R.K. (rreth 28 vjeç) dhe A.M. (rreth 29 vjeç). Ata nuk janë gjetur në banesat e tyre gjatë operacionit policor dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet.
Ndërkohë, pronari dhe menaxheri i agjencisë turistike janë shoqëruar në zyrat e DHKOKR-së dhe janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Sipas hetimeve paraprake, ekziston dyshimi se destinacioni përfundimtar i armëve ishte Gjermania, konkretisht qyteti i Shtutgartit, ku njëri nga të dyshuarit dyshohet se do të priste ngarkesën.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 5 armë të gjata (përfshirë disa AK-47), 2 pistoleta Glock me 18 fishekë të kalibrit 9 mm, 8 karikatorë për armë të gjata, 20 fishekë për pushkë gjuetie dhe 106 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.
Për rastin është iniciuar procedurë penale për veprën “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Speciale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













