Futboll
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut
Mesfushori me prejardhje nga Kosova rikthehet pas huazimit te Heidenheim dhe do të jetë nën urdhrat e Vincent Kompanyt në sezonin e ri
Një tjetër futbollist me rrënjë nga Kosova ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Mesfushori ofensiv Arijon Ibrahimoviq është promovuar në ekipin e parë të FC Bayern Munich për sezonin e ri, transmeton albinfo.ch.
20-vjeçari rikthehet në Mynih pas një periudhe të suksesshme huazimi te 1. FC Heidenheim, ku zhvilloi 34 ndeshje, realizoi dy gola dhe kontribuoi me pesë asistime.
Në sezonin e ri, Ibrahimoviq do të jetë nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, me synimin për të fituar një vend në formacionin e kampionit të Gjermanisë.
Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, vlerësoi progresin e futbollistit, duke theksuar se rrugëtimi i tij nga akademia deri te ekipi i parë përfaqëson një shembull të punës së vazhdueshme dhe planifikimit afatgjatë të klubit.
Ibrahimoviq ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2028 dhe në sezonin e ri do të mbajë fanellën me numrin 22.
Promovimi në ekipin e parë i hap atij mundësinë të debutojë edhe në ndeshjet e UEFA Champions League me klubin bavarez, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e futbollistit me prejardhje nga Kosova./Albinfo.ch

Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












