Futboll

Ardon Jashari largohet përfundimisht nga Lucerni

Blick i ka kushtuar një artikull futbollistit shqiptar, Ardon Jashari, përcjell albinfo.ch.

Ardon Jasharit lotët i rrodhën nga faqet para dhe pas ndeshjes së tij të 102-të për Luzernin. Për momentin ishte paraqitja e tij e fundit për “bardhekaltrit”. “Shumë gjëra më kaluan në kokë. Në fund të fundit, është vendi ku unë u rrita”, tha ai në një intervistë për “Blick”, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Vlen të theksohet se koha e vërtetë e Jasharit në Luzern filloi dy vjet e gjysmë më parë. Në mes të betejës për rënie, Mario Frick i dha lojtarit të atëhershëm të grupmoshës U21, një rol kyç. Që atëherë, Jashari ngrihej lojë pas loje, derisa u bë fillimisht lojtar me paraqitje të mira, pastaj kapiten i Luzernit dhe më vonë u përfshi në ekipin përfaqësues.

Rruga e Jasharit është shënuar edhe nga shumë ngjarje anësore. Ai i quan ato “anët e errëta”. E ka fjalën për disa prej tyre. Kryesisht sepse atij nuk iu dhanë këshilla të mira.

“Kam parë gjithçka dhe kam përjetuar gjithçka. Në fund ndoshta është pozitive për mua sepse më përgatitën për hapin tim të ardhshëm”.

 

Belgët besojnë fort te Jashari

Jashari hapin e radhës në karrierë po e bën në Belgjikë. Club Brugge e bleu atë nga Luzerni për 6 milionë euro. Zvicra qendrore nuk ka marrë kurrë më shumë për një lojtar. Por, janë edhe shumë para për belgët. Kjo tregon se sa fort besojnë te mesfushori i ri.

 

Por çfarë e pret Jasharin në qytetin Brugge?

Për të marrë përgjigje, “Blick” e pyeti legjendën e klubit Georges Leekes, i cili festoi ditëlindjen e 75-të të shtunën. Ish-qendërmbrojtësi ka luajtur 291 ndeshje për klubin tradicional belg. Më pas ai ka drejtuar edhe “kaltërzinjtë” në karrierën e tij të gjatë si trajner. Dhe sot ai ende ndjek nga afër se çfarë po ndodh në klubin e preferuar.

 

Jashari i përshtatet “ADN-së” së klubit

Drejtori sportiv Devy Rigaux dikur ishte pjesë e stafit të ish-trajnerit të Brugges, Georges Leekens. Dhe ai gjithashtu e njeh personalisht shefin ekzekutiv, Bob Madoun.

“Të gjithë në klub janë shumë të lumtur që arritëm ta sjellim Jasharin. Të gjithë u interesuan për cilësitë e tij teknike, kuptimin e tij taktik dhe pamjen e lojës”, thotë ai.

Personaliteti i Jasharit përshtatet në mënyrën e përkrye me “ADN-në” e klubit.

Jashari është planifikuar të jetë lojtar i ekipit bazë në formacionin 4-2-3-1, thotë Leekends. Sidomos pasi Raphael Onyedika me siguri do të largohet nga klubi. Por vetëm për shkak se ai është sjellë si lojtar i ekipit bazë nuk do të thotë se është ylli i ri në skuadër.

“Jashari nuk do të jetë më i miri menjëherë. Ai duhet të përmirësohet ende në disa pika”, e bën të qartë ish-trajneri i Përfaqësueses së Belgjikës.

Lavde për planifikimin e karrierës së Jasharit

Të bëhet më i miri duhet të jetë synimi i Jasharit.

“Ai duhet të bëhet një lojtar kyç për Bruggen në dy vitet e ardhshme. Nëse ia del, dyert për njërën prej pesë ligave më të mira të Evropës do të jenë të hapura për të”, beson Leekens.

Legjenda e klubit ka besim. Brugge është vend ideal për t’u zhvilluar më tej.

“Ai vjen në një klub që gjithmonë dëshiron të luajë në Evropë, ka një infrastrukturë të shkëlqyer dhe ofron një ambient të ngrohtë”.

Leekens është i bindur për karrierën e Jasharit.

“Ai po bën një hap përpara”, thotë ish-trajneri dhe më pas bën një krahasim me Kevin De Bruynen. Superylli belg u transferua nga Genku te Chelsea në fillim të karrierës së tij. Por hapi i shpejtë doli të ishte shumë i madh. Kështu që ai duhej të kthehej mbrapa në përpjekje të re, në Bundesligë.

 

Lojtarët dembelë janë të padëshirueshëm

Leekens nuk thotë se Jashari është gati të këtë një karrierë globale si ajo e De Bruyne. Ai thjesht donte të tregonte se transferimi i tij ishte një veprim i zgjuar. Megjithatë, nuk do të jetë një sukses i sigurt.

“Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë ai nuk duhet të nervozohet apo të mendojë shumë. Vetëm duhet të vazhdojë të punojë shumë me veten”.

Përkushtimi i plotë është gjithashtu thelbësor për të fituar zemrat e tifozëve të Brugges.

“Nëse ndeshja e tij e parë është në rregull dhe shikuesit e shohin se ai jep gjithçka, ata e pranojnë atë. Por nëse tërheq vëmendjen me veprime egoiste, atëherë bëhet e vështirë”.

Leekens e di se tifozët nuk kanë menduar shumë për mesfushorin e tyre të ri.

Edhe Jashari, njëjtë si tifozët, ka një tjetër prioritet para kalimit te Brugge.

“Pjesëmarrja në Evropian do të ishte qershia mbi tortë. Unë do të jap gjithçka gjatë grumbullimit.

Trajneri vendos për pjesën tjetër”, ka thënë Jashari.