Lajme
Apple me te ardhura më të ulëta, për shkak të koronavirusit
Gjiganti i pajisjeve teknologjike “Apple” ka bërë të ditur se të ardhurat e kompanisë pritet të jenë më të ulëta nga parashikimet në tre muajt e parë të vitit 2020 për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë.
Kompania njoftoi se pas epidemisë, “Apple” është detyruar të mbyllë fabrikat dhe disa dyqane në Kinë, goditur nga virusi, situatë e cila përkohësisht do të kufizojë furnizimin global të telefonave “iPhone”.
“Apple” regjistroi 91,8 miliardë dollarë të ardhura në periudhën tetor-dhjetor ndërsa për tre muajt e parë të vitit 2020 parashikoi të ardhura prej 63-67 miliardë dollarë.
“Puna ka nisur në të gjithë vendin, por ne po përjetojmë një kthim të ngadalshëm në kushte normale nga ajo që kishim parashikuar”, theksoi “Apple”.
Përveç furnizimit global të kufizuar, shitjet e telefonave “iPhone” po ashtu u prekën nga koronavirusi i ri, pasi kërkesa për pajisje “Apple” shënoi ulje në Kinë.
Koronavirusi i ri, tashmë zyrtarisht i njohur si COVID-19, për herë të parë u shfaq në muajin dhjetor në qytetin kinez Wuhan të provincës Huberi.
Deri më tani, ky virus ka shkaktuar mbi 1 800 të vdekur dhe rreth 72 mijë raste të tjera të konfirmuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














