Lajme
Apple, Google dhe Microsoft synojnë eliminimin e fjalëkalimeve
Apple, Google dhe Microsoft kanë njoftuar se duan të eliminojnë përgjithmonë nevojën për shërbimet dixhitale me fjalëkalime.
Për këtë ata do të zhvillojnë një infrastrukturë për të lejuar hyrjen pa një çelës alfanumerik në telefonat inteligjentë (Android dhe iOS), kompjuterë (Windows dhe macOS), shfletues (Chrome, Edge dhe Safari), që duhet të fillojë të funksionojë që në fillim të vitit të ardhshëm.
Tre gjigantët e teknologjisë u mblodhën nga Aleanca Fido, kompania e themeluar në vitin 2013, misioni i deklaruar i së cilës është “të promovojë standardet e vërtetimit që ndihmojnë në reduktimin e varësisë së tepërt të botës nga fjalëkalimet”. Lajmi vjen pak ditë nga Dita Botërore e Fjalëkalimit’ më 5 maj.
Sipas raportit vjetor të Verizon për shkeljet e të dhënave kibernetike, 80% e tyre shkaktohen ende nga fjalëkalime të pasigurta dhe kredenciale të dobëta. Siç shpjegohet në një shënim zyrtar të Apple, pasi sistemi të jetë aktiv, mund të përdorni telefonin inteligjent për të hyrë në një aplikacion ose shërbim në ueb, pavarësisht nga softueri operativ ose shfletuesi në përdorim. I njëjti operacion që kryejmë disa herë në ditë për të zhbllokuar telefonin, nga njohja e fytyrës dhe e gjurmëve të gishtave deri te kodet, do të mjaftojë për të hyrë në faqet dhe aplikacionet, si një mjet i shpejtë dhe i sigurt vërtetimi. Përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje të aksesojnë automatikisht kredencialet e tyre në pajisje të shumta, pa pasur nevojë të riregjistrojnë secilën llogari. Megjithëse Apple, Google dhe Microsoft kanë mbështetur prej kohësh standardin e hyrjes pa fjalëkalim të krijuar nga Fido Alliance, por ende nuk ka ndërveprim ndërmjet platformave, aplikacioneve dhe standardeve të sigurisë së këtyre kompanive. Sipas tre gjigantëve, risia do ta bëjë shumë më të vështirë për hakerët vjedhjen e informacionit të hyrjes, duke pasur parasysh mungesën e çelësave në numra dhe shkronja dhe praninë e thjeshtë të telefonit inteligjent si një mjet identifikimi. /Ansa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












