Lajme
Aplikimin për hyrje në Kroaci mund ta bëni edhe online
Kroacia do të hapë kufijtë e saj në fund të muajt maj për udhëtarët nga Austria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Hungaria.
Në një konferencë për shtyp, ministri kroat i Turizmit, Gari Cappelli, njoftoi se kufiri do të jetë i hapur në fund të majit për vizitorët nga vendet e zgjedhura. Përveç Austrisë, kjo përfshin gjithashtu Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Hungarinë, raporton heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Një sistem në internet është planifikuar të hyjë në fuqi të enjten e ardhshme në mënyrë që të bëjë më shpejt kalimin e kufirit. “Mysafirët nuk do të duhet të presin në kufi, por do të jenë në gjendje të kalojnë kufirin brenda disa sekondave, duke mbushur paraprakisht një aplikim në internet”, njoftoi Capelli.
Sipas agjencisë kroate të lajmeve Hina, ministri ka thënë se forma përkatëse do të jetë në dispozicion në faqen e internetit për të marrë lejen e udhëtimit. Për Gjermaninë dhe Poloninë e drejta për të udhëtuar në Kroaci duhet edhe dy javë pritjeje, më së largu derim më 15 qershor.
Sipas ministrit të Brendshëm, Davor Bozinovic, autoritetet shëndetësore kroate monitorojnë hyrjen e turistëve, edhe nëse kufijtë janë të hapur, në mënyrë që “të jenë në gjendje të reagojnë në çfarëdo rasti të mundshëm”, tha Bozinovic. Bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të mysafirëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










