Integrimi
Zbulim i ri i Bunjakut: Komunikim pa telefonuar dhe pa shkruar
Për momentin, aplikacioni "Mazy" është falas deri në fund të prillit 2015, pastaj do të kushtojë 1 frang apo 0.99 €
Nëse keni menduar se është e pamundur të komunikoni në rrjetet sociale si: Facebook, Twitter, telefon, pa pasur nevojë të shkruani, keni gabuar.
Këtë e ka bërë të realizueshme Blerim Bunjaku, ekspert i IT dhe kandidat për deputet kantonal në Cyrih, i cili për këtë arsye ka realizuar një aplikacion me emrin MAZY.
Angazhimet e shumta, stresi, udhëtimet me veturë e kanë inspiruar Bunjakun të krijojë një aplikacion, me të cilin mund të komunikojmë pa shkruar dhe pa telefonuar fare.
„Unë gjithmonë udhëtoj me veturë në kompani dhe sikur sipërmarrës jam shumë kohë duke iu përgjigjur emailave, mesazheve, etj… Dhe kjo më pengonte, t’i shkruaj një shoku për shembull a ke kohë dhe a dëshiron të dalim të bisedojmë, të shkojmë të pimë nga një apo edhe të shkojmë në restorant”, tregon për albinfo.ch idenë Bunjaku.
Ai e kishte realizuar apliakcionin Mazy së bashku me bashkëpunëtorët në kompaninë që e menaxhon Enyx Web & Mobile GmbH në Winterthur dhe Luzern.
„Do të thotë, është zhvilluar ideja ime si një aplikacion inovativ që mundëson komunikimin pa shkruar dhe pa telefonuar”, thotë Bunjaku.
Si funksionon MAZY?
Në vend që të shkruani apo të telefononi, janë vetëm 3 veprime majtas apo djathtas dhe me 3 klikime në të njëjtin vend e dërgon pyetjen që e ke, pa pasur nevojë të shkruani asnjë shkronjë.
Nëse ia nisni me MAZY, nuk do të përdorni diçka tjetër…
„E veçanta e këtij aplikacioni është edhe shuma e „MB” që është në mesin e atyre që ekzistojnë në botë dhe shkaktojnë më së paku transmetin të datave”, tregon Bunjaku.
Këtu mundet të shkarkohet MAZY: https://itunes.apple.com/us/app/mazy/id963130331?mt=8
Ky aplikacion është programuar dhe nuk është web, por është program, i cili instalohet në iPhone.
Udhëheqës i projektit ka qenë Blerim Bunjaku dhe dy punëtorë të tjerë, njëri për dizajn dhe animacione dhe tjetri ka zhvilluar aplikacionin.
Nëse llogarisim kohën e investuar, ekipit të tij i janë dashur 4 muaj të funksionalizojë aplikacionin në fjalë.
„Nuk është vetëm aplikacioni që është dashur ta zhvillojmë, por është dashur edhe një API, ku të dhënat, mesazhet, grupet etj. futen në një bazë të të dhënave „database”, tha Bunjaku për albinfo.ch.
Kush mund ta instalojë këtë aplikacion dhe sa kushton?
Secili prej atyre që ka një telefon të zgjuar iPhone dhe iPad, pas disa javësh do të shkarkohet edhe në Play Store për Android.
Për momentin, aplikacioni në fjalë është falas deri në fund të prillit 2015, pastaj do të kushtojë 1 frang apo 0.99 €.
Si ka gjetur kohë Blerim Bunjaku në vlugun e fushatës zgjedhore si kandidat i Parlamentit të Cyrihut?
„Të gjitha këto i bëj me motivim dhe kam mbështetje të fortë nga familja ime dhe sa i përket politikës, këtë e bëj gjithashtu me një vullnet që të kemi si shqiptarë një të ardhme më të mirë këtu në Zvicër, në përgjithësi për rininë tonë”, tha politikani shqiptar nga Winterthuri.
Ky aplikacion nuk është i vetmi që ka zbuluar Blerim Bunjaku. Janë edhe tri aplikacione të tjera, ku njërin prej tyre tashmë mund ta gjeni në AppStore dhe mund të kërkohet me „Blerim Bunjaku” apo „Schweizermacher”, tjetri aplikacion quhet „Schweizermacher” dhe deri të mërkurën, më 08.04.2015, do të mundet të shkarkohet në AppStore.
Në këtë aplikacion 2.0 ai ka futur rubrikën “Schweizermacher” (“zviceranbërësi”, personi që ua jep shtetësinë zvicerane të huajve). Përmes kësaj rubrike politikani i ri ofron leksione plotësuese mbi rregullimin shtetëror të Zvicrës, mbi historinë dhe njohuri të përgjithshme.
Aplikacioni i tretë do të futet në AppStore brenda disa javësh. Bëhet fjalë për një aplikacion për menaxhimin e projekteve, edhe ky është një zbulim që deri tani nuk e ka zhvilluar ashkush në botë…
Bunjaku është specialist për aplikacione. Deri tani ka zhvilluar aplikacione lojëra, programe për banka, sigurime, për Ministrinë e Shëndetësisë të Zvicrës etj.
Janë hiq më pak se 47 aplikacione, të cilat i përdorin me mijëra njerëz në Zvicër.
Kompania Enyx Web & Mobile GmbH është e specializuar në aplikacione për iPhone dhe Android.
Edhe pse ka kaluar fare pak kohë nga krijimi, aplikacioni Mazy i shqiptarit ka bërë jehonën e vet në Zvicër, po edhe në vendet e tjera.
Deri tani shumë njerëz brenda dy javësh e kanë shkarkuar aplikacionin Mazy, më së shumti në Francë, Kinë dhe Zvicër.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














