Kosova
Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për të arrestuarit në lagjen Kalabria
Ende në paraburgim të arrestuarit në Lagjen Kalabria.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaj për katër të arrestuarit, tre prej të cilëve shtetas të huaj dhe një femër kosovare.
Apeli i refuzoi ankesat e avokatëve mbrojtës si të pabazuara, duke lënë në fuqi vendimin e datës 20 korrik të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Të arrestuarit, Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zyba.
Shtetasit e huaj, ishin të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, derisa në Kosovë, ata dyshohen për posedim të armëve dhe posedim të substancave narkotike.
Derisa për shtetasen kosovare Laureta Zyba, dyshimet e prokurorisë janë se është e përfshirë në veprën penale “Falsifikim i parasë në bashkëkryerje”. Aksioni për arrestimin e tyre është realizuar në datën 18 të muajit të kaluar, në lagjen Kalabria të Prishtinës.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












