Integrimi
Apel Komunitetit Shqiptar në Kantonin e Neuchâtel-it
Anëtarët e dy familljeve kosovare që të gjithë kanë rezultuar pozitivë e janë të infektuar nga COVID 19, këto ditë në kantonin Neuchatel.
Anëtarë të dy familjeve kosovare me qëndrim në Kantionin Neuchatel, kanë rezultuar pozitiv pas testimit për Covid-19. Me këtë rast, mjeku kantonal u drejtohet kosovarëve të këtij kantoni me një apel për kujdes.
Zonja, Zotërinj!
Ne dëshirojmë të ju informojmë që virusi COVID qarkullon edhe tani dhe ka marrë përmasa të përhapjes, arsye kjo për të cilën i drejtohemi komunitetit kosovar. Në fakt, si pasojë e kësaj, anëtarët e dy familljeve kosovare që të gjithë kanë rezultuar pozitivë e janë të infektuar nga COVID 19, këto ditë në kantonin tonë.
Po qe se nji person prezanton simptoma të dyshimtë, është me shumë rëndësi dhe duhet me shpejtësi t`i bëhet testi i depistimit (cingërroni numrin e telefonit :032 886 888 0) dhe të komunikoni me rrethin tuaj, pa asnjë ngurrim dhe frikë me qëllim që me shpejtësi të evitohet përhapja.
Shpejtësia e reagimit nga personat e sëmurë ësht e domosdoshme për pengimin e përhapjes së virusit COVID.
Gjatë kësaj vere, festat familjare janë momente që rrezikojnë maksimalisht bartjen e virusit po qe se masat e kujdesit i kemi harruar apo edhe nënçmuar.
Po të jemi në Zvicër apo në Kosovë, mbetet që patjetër t`i respektojmë distancat, të bartim maskat mbrojtëse në pamundësi të mbajtjes së distancës, t`i lajmë duart shpesh me sapun apo me dezinfektues hidro-alkoolik.
Me këto masa të thjeshta lëvizja dhe përhapja e virusit ndalohet.
Ne ju bëjmë thirrje që kur të ktheheni nga Kosova, secili nga ju është i detyruar të lajmërohet tek autoritetet sanitare (www.ne.ch/FormulaireRetour) dhe ta respektojë hyrjen në karantinë 10 ditore.
Ju dëshirojmë të gjithëve një verë të mirë e të këndshme.
Dr Laurent Kaufmann
Médecin cantonal adjoint
SCSP Neuchâtel
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










