Muzikë
Anxhela Peristeri “trazon” shtypin serb, akuzohet për “provokim”
Ky veprim i Peristerit nuk ka mbetur pa u vënë re. Përkundrazi, “shqiponja dykrenare” që është simbol i shqiptarëve, ka revoltuar serbët dhe mediat e tyre
Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila po e përfaqëson Shqipërinë në festivlin prestigjioz të këngës – “Eurovision”, gjatë një paraqitjeje para mediave të pranishme, ka bërë me duar simbolin e “shqiponjës dykrenare”.
Ky veprim i Peristerit nuk ka mbetur pa u vënë re. Përkundrazi, “shqiponja dykrenare” që është simbol i shqiptarëve, ka revoltuar serbët dhe mediat e tyre.
Madje, e përditshmja “Novosti” ka publikuar një artikull dedikuar gjestit të Anxhelës, teksa e ka quajtur “skandaloze”.
“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së Madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, shkruhej në titullin e artikullit, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Më tej, në gazetën e famshme serbe ka theksuar se “provokime” të tilla janë të ndaluara edhe me rregulla të Eurovisionit.
“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Reagime ndaj këtij artikulli ka pasur edhe nga ana shqiptare. Autori e moderatori i njohur televiziv, Ardit Gjebrea, i ka konsideruar ata si “të sëmurë mendor”.
“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”, ka shkruar Gjebrea në storien e tij të publikuar në Instagram.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?