Bota
Angela Merkel nuk e pranon postin e kreut të Këshillit Evropian
Disa udhëheqës evropianë u përpoqën të bindin kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një samit në Rumani më 9 maj për të pranuar një pozitë udhëheqëse në BE, por ajo e refuzoi, shkruan Bloomberg.
Një gjë të tillë për agjencinë e kanë bërë të ditur tre persona që ishin të njohur me situatën, por që donin të mbeteshin anonim, ndërsa bisedat mbi këtë temë ndodhën me dyer të mbyllura.
Ata nuk përmendën emrat e udhëheqësve që propozuan Merkel-in për të pranuar postin e kreut të Këshillit Evropian. Disa nga këta krerë shtetesh ose qeverie kanë shprehur shpresën se ata do të ndryshojnë mendjen, thanë zyrtarët.
Merkel, megjithatë, thuhet se është e vendosur për të shërbyer një mandat të plotë si kancelare që skadon më 2021.
Krerët e BE-së do të mblidhen në Bruksel më 28 maj për të filluar bisedimet mbi aranzhimet e personelit për të mbushur pozicionet e vijës së frontit në BE, duke përfshirë pozicionin e presidentit të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Vendimi zyrtar për këto pozita duhet të bëhet në samitin më 20 dhe 21 qershor.
Parlamenti Evropian, i cili duhet të miratojë vendimin se kush do të jetë kreu i KE-së, ka njoftuar më parë se për këtë pozitë mund të emërohen vetëm ata që janë emëruar formalisht si kandidatët kryesorë të partive politike në zgjedhje.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














