Jeta në Zvicër
Angazhimi i Zvicrës në Këshillin për të Drejtat e Njeriut
Sesioni i 39-të i rregullt i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i mbajtur nga 10 deri më 28 shtator në Gjenevë, ishte i pari i komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, zonjës Michelle Bachelet.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut, të premten më 28 shtator në Gjenevë, do mbyll sesionin e tij të 39-të. Përderisa të drejtat e njeriut janë nën presion nëpër botë, angazhimi i Zvicrës për respektimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut është gjithnjë më fundamental.
Sesioni i 39-të i rregullt i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i mbajtur nga 10 deri më 28 shtator në Gjenevë, ishte i pari i komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, zonjës Michelle Bachelet.
Zvicra është angazhuar në mënyrë aktive në këtë seancë. Ajo ka shfrytëzuar mundësi të ndryshme për dialog dhe debat për të avancuar interesat dhe konsideratat e saj. Disa shembuj: me rastin e 70-vjetorit të Konventës mbi parandalimin e gjenocidit, ajo përkujton një përgjegjësi kolektive për të siguruar se krimet e gjenocidit, jo vetëm që janë të dënueshme, por edhe të parandalohen. Në një shkëmbim të të drejtave për ujë të pijshëm dhe kanalizime, Zvicra theksoi qasjen në ujë si një faktor kyç në elasticitetin dhe parandalimin e zhvendosjes, trasnmeton Albinfo.ch. Ajo ka qenë gjithashtu e shqetësuar për rritjen e rasteve të zhdukjeve me forcë dhe arrestimeve arbitrare, si pjesë e një dialogu mbi këtë temë. Në fund, ajo mori pjesë në diskutimin vjetor mbi integrimin gjinor në punën e mekanizmave të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për të dokumentuar dhe hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligji dhe të drejtën humanitare.
Përveç kësaj, Zvicra është angazhuar në negocimin e disa rezolutave për tema specifike, si parandalimi i vdekshmërisë amtare, sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të fshatarëve.
Zvicra më në fund ka marrë pjesë në diskutimet dhe vendimet e negociatave për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendet, që janë në agjendën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, të tilla si Burundi, Mianmar, Republikën Demokratike të Kongo Siri dhe Venezuelë, informon Albinfo.ch. Në këtë kontekst dhe në përputhje me përkushtimin e saj tradicional ndaj respektit, mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, Zvicra është e angazhuar të sigurojë që shkeljet e së drejtës ndërkombëtare ta dokumentojë nga mekanizmat ndërkombëtar hetues. Këto mekanizma kërkojnë të sigurojnë që përgjegjësit një ditë të dënohen penalisht për veprimet e tyre.
Kjo është seanca e fundit e Zvicrës për mandatin e saj të tretë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, një organ ndërqeveritar i përbërë nga 47 shtete anëtare. Mandati i Zvicrës mbaron më 31 dhjetor 2018. Ajo pastaj do të ketë statusin e vëzhguesit. Pa të drejtën e votës në këtë pozitë, megjithatë, Zvicra do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive në respektimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











