Integrimi
Ambroz Rrustemi: “Do të angazhohem maksimalisht për dëbimin e kriminelëve të huaj”
Kandidati i SVP-së për Parlamentin e Kantonit St. Gallen, Ambroz Rrustemi: «Do të angazhohem maksimalisht që iniciativa për dëbimin e kriminelëve të huaj të votohet»
Ambroz Rrustemi është 30 vjeç dhe përvojën e tij politike në LDK (ku ka qenë në krye të Forumit Rinor të degës në Zvicër) e bart si kandidat i krahut të djathtë, në partinë konservative, SVP.
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me të, të cilën po e botojmë në dosjen e storjeve për zgjedhjet kantonale.
Idhull i tij është kryetari në largim i SVP/UDC-së, Toni Brunner.
Ambrozi para një viti është angazhuar në partinë SVP/UDC (Partia Popullore Zvicerane). Për dhjetë vite ai ka qenë anëtar i LDK-së në Zvicër. Ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Frumit Rinor të LDK-së për Zvicër dhe ka qenë anëtar i kryesisë së degës.
Ambroz Rrustemi ka biznesin e tij „AAR Consulting GmbH“ në Eschenbach dhe njëkohësisht është profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike HSO në Oerlikon-Cyrih
Arsyet që e kanë shtyrë atë të kandidojë për SVP, janë idetë dhe interesat e njëjta me të në politikën e brendshme të shtetit që ka kjo parti.
Luftimi i kriminalitetit dhe refuzimi për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian janë dy pika që kanë bërë Ambrozin ta gjejë veten në subjektin më të madh politik në vend. “Por edhe mundësia që më është dhënë”, thotë ai, “për t’ju treguar se nuk jemi të gjithë të këqinj”. „Ata (strukturat e SVP-së) nuk kanë asgjë kundër të huajve, por vetëm kundër kriminelëve“ plotëson ai.
Ambrozi, gjithashtu thotë se përkrah fuqishëm iniciativën e SVP-së për dëbimin e të huajve
„Jam absolutisht pro kësaj iniciative dhe e përkrah maksimalisht atë sepse nuk dua gjendje të njejtë si në Francë e Gjermani dhe së fundi në Köln. Unë dua një Zvicër të sigurt, ku gruaja ime mund të lëvizë lirshëm“, shprehet Rrustemi.
Dorëheqjet e fundit të kreut të partisë Toni Brunner dhe Christopfh Blocher, Ambrozi i arsyeton megjithatë me vijën e ashpër ndaj të huajve që kanë mbajtur këta dy politikanë të Partisë Popullore Zvicerane.
„Me këto ndryshime do të vijë një gjeneratë e re dhe me qëndrime më të buta ndaj të huajve. Albert Röstli do të jetë një kryetar që do të sjellë një frymë më tolerante ndaj të huajve“, thotë kandidati shqiptar i kësaj partie, Ambroz Rrustemi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














