Lajme
Masa shtesë në Ambasadën në Bernë dhe konsullatat në Cyrih e Gjenevë
Njoftim nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih e Gjenevë dhe Ambasada në Bernë
Shteti i Zvicrës po kalon një valë të dytë të Covid dhe numri i rasteve është rritur shumë. Sipas statistikave të fundit, brenda 72 orësh në Zvicër janë raportuar 21.926 infektime të reja.
Për shkak të kësaj rritjeje të vazhdueshme të numrit të infeksioneve nga COVID-19, Ambasada e Kosovës në Bernë dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih dhe Gjenevë ju njofton se janë të detyruar të marrin masa shtesë për të evituar përhapjen e virusit, në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të stafit të Ambasadës, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi:
Në ambientet e Ambasadës në Bernë dhe në Konsullatat tona në Gjenevë dhe Cyrih duhet të respektohen këto masa:
-Çdo person që hyn në ndërtesën e Ambasadës apo të njërës nga konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih duhet të mbajë maskë dhe të mbajë distancën e duhur, siç është vendosur me rregullat e shtetit zviceran,
-Personat që kanë temperaturë mbi 37.5 gradë, luten të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sepse atyre nuk do t’u lejohet hyrja në objekt,
-Palët që nuk kanë nevoja urgjente, e që i takojnë grupit të rrezikuar nga pandemia etj., luten të shtyjnë terminet për kohë më të përshtatshme,
-Gjatë kësaj periudhe kohore nuk do të ofrohen shërbime konsullore për asnjë palë që nuk ka termin paraprak.
Në ditët në vijim do të shqyrtojmë gjendjen e sigurisë nga rreziku potencial i përhapjes së virusit COVID-19 dhe nëse është e nevojshme, do të merren masa shtesë sipas situatës së krijuar!
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj e ju urojmë shëndet e gjithë të mirat. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













