Kosova
Ambasada e Kosovës në Zagreb: Pritje deri në katër orë në kufijtë e Kroacisë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se fluksi i madh i udhëtarëve ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të zgjatura në pikat kufitare dhe autostradat e Kroacisë. Për këtë arsye, qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë planifikimit të udhëtimeve të marrin parasysh vonesat e mundshme.
Sipas njoftimit, në pikën kufitare Karasovići, mes Kroacisë dhe Malit të Zi, pritjet për hyrje zgjasin deri në katër orë, ndërsa në dalje janë krijuar kolona disa kilometra të gjata. Edhe në pikën kufitare Vitaljina, pritjet për dalje arrijnë rreth katër orë.
Ndërkohë, në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin Kroaci–Serbi, udhëtarët po presin deri në tre orë.
Ambasada bën të ditur se, përmes atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sefadin Kuçi, po mban kontakte të vazhdueshme me autoritetet policore kroate, të cilat kanë njoftuar se janë duke ndërmarrë masa për të përmirësuar qarkullimin dhe për të menaxhuar situatën.
Si pasojë e bllokimeve në trafik, kryetari i Komunës së Konavlës ka aktivizuar Shtabin e Mbrojtjes Civile dhe u ka rekomanduar banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete. Në të njëjtën kohë, policia po orienton një pjesë të automjeteve në rrugë alternative, ndërsa banorët lokalë po u ofrojnë ndihmë udhëtarëve duke shpërndarë ujë dhe duke vënë në dispozicion tualetet.
Ambasada thekson se kolona të gjata janë regjistruar pothuajse në të gjitha autostradat e Kroacisë, gjë që ka ndikuar edhe në transportin publik. Udhëtarët nga Stacioni i Autobusëve në Zarë kanë raportuar vonesa deri në tri orë.
Në fund, Ambasada u rekomandon të gjithë udhëtarëve dhe transportuesve që të planifikojnë udhëtimet duke llogaritur vonesat dhe kufizimet aktuale në komunikacion.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”













