Kosova
“Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem përbën kundërshtim ndaj të drejtës ndërkombëtare, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim për pyetjet lidhur me angazhimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem.
Duke rikujtuar se me një marrëveshje të nënshkruar dje u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Aksoy theksoi se në këtë kuadër u kuptua se Kosova është angazhuar në drejtimin për të hapur ambasadë në Jerusalem.
“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj të drejtës ndërkombëtare, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete”, tha zëdhënësi Aksoy.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











