Kosova
Albin Kurti pritet të takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju-Jork
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi do të mbahet më 19 shtator në Bronx të Nju Jorkut.
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka njoftuar për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, takimi do të organizohet në Bronx të Nju Jorkut, më 19 shtator, duke filluar nga ora 16:30.
Ky takim pritet të mbledhë pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët do të kenë mundësinë të takohen nga afër me kryeministrin e Kosovës.
Qëndrimi i Kurtit në SHBA zhvillohet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zhvillon punimet gjatë muajit shtator në Nju Jork.
Vizitat dhe takimet me komunitetin shqiptar në SHBA kanë qenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës gjatë qëndrimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













