Shkurt.ch
Aktivitet agresiv i spiunazhit rus në Zvicër
“NDB ka konstatuar gjatë vitit 2018 aktivitete të vazhdueshme dhe agresive të spiunazhit rus”, thuhet në raportin e NDB
Në raportin e publikuar së fundi të Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (NDB) vihet në dukje një shtim i vëllimit dhe intensitetit të spiunazhit rus në vend.
“NDB ka konstatuar gjatë vitit 2018 aktivitete të vazhdueshme dhe agresive të spiunazhit rus”, thuhet në raport. Zvicra aktualisht hyn në mesin e pikave më të rëndësishme të veprimit të shërbimeve informative ruse, transmeton albinfo.ch.
Në shënjestër të spiunëve rusë kanë qenë, veç tjerash, organizatat dhe shoqatat ndërkombëtare sportive që kanë selinë e tyre në Zvicër. Rusia edhe më tutje angazhohet në operacionet e ashtuquajtura të ndikimit (influencës), ku hyjnë fushatat informative, manipulimet dhe propaganda.
Pas Rusisë, kërcënuesja e dytë më e madhe për Zvicrën, sipas raportit vjetor të NDB-së, është Kina. Por, aktiviteti i spiunazhit kinez përqendrohet më shumë në rrafshin ekonomik.
Nga ana tjetër, raporti konstaton se në vitin që shkoi ka pasur një stabilizim të numrit të xhihadistëve që nga Zvicra kanë shkuar në zonat e konfliktit në botën arabe, përcjell albinfo.ch. Nga muaji shkurt nuk ka pasur më asnjë udhëtim me motiv të tillë nga Zvicra.
Nga viti 2001 NDB ka regjistruar 92 persona që për motive xhihadiste kanë marrë rrugën për në zonat e konflikteve. Numri i të kthyerve është 16.
Në 31 nga numri i përgjithshëm prej 92 rasteve bëhet fjalë për shtetas ose shtetase zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













