Kosova

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit pritet të zgjasë dy orë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili do të shpallet sot, më 16 shtator, pritet të zgjasë rreth dy orë, transmeton albinfo.ch.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku janë përcaktuar edhe oraret e seancës.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe është planifikuar të përfundojë në orën 12:00.

Aktgjykimi do të shpallet për secilin prej katër të akuzuarve, në kuadër të seancës përfundimtare të këtij procesi gjyqësor./Albinfo.ch