Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit që mashtroi kryetarin e Pejës
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Sh. për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe të pandehurit E.D. për vepër penale “Mashtrim i mbetur në tentativë”.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Sh. më 28.04.2016 në Pejë, si zyrtar i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, përpilon vendimin kinse të lëshuar nga Bordi i drejtorëve të kësaj komune dhe atë ia dërgon kryetarit Gazmend Muhaxheri, të cilin e vë në lajthim dhe ky i fundit e nënshkruan së bashku me vendimet e tjera, ndërsa i pandehuri B.Sh. me të vërejtur se në të njëjtin vendim ka harruar ta përfshijë si palë kompaninë e të pandehurit E.D., përpilon edhe vendimin e dytë, në të cilin e përfshin si palë këtë kompani dhe më 03.05.2016 ia dërgon personalisht të pandehurit E.D. dhe ia njeh të drejtën e kompensimit si operator ekonomik në vlerë prej 440.000 €, i cili me të pranuar këtë vendim, përmes postës ia dërgon zyrtarit të financave, të dëmtuarit J.A. dhe kërkon kompensimin e vlerës së lartcekur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, përcjell albinfo.ch.
Atu thuhet se të pandehurit B.Sh. dhe E.D. me këto veprime kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara më lart.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













