Kosova
Aktakuzë ndaj personit që e ka fotografuar dhe postuar votën në FB
Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.S., ka përmbushur elementet e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” sipas KPRK-së
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shkruan kp.
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., ditën e zgjedhjeve rreth orës 11:00 në fshatin Sllapuzhan të Komunës së Suharekës, në vendvotimin e objektit shkollor “Xhavit Sylaj” cenon fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës, në atë mënyrë që pasi voton, fletëvotimin përmes telefonit celular “iPhone XR” e fotografon dhe pastaj e poston në rrjetin social “Facebook” si dhe në portalin “Suhareka online”.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.S., ka përmbushur elementet e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












