E-Diaspora
Aksidenti i rëndë në Autostradën A2, ndërron jetë 43-vjeçari
Një automobilist 43-vjeçar u përplas me një kamion transporti në autostradën A2 pranë Göschenen.
Ai ka ndërruar jetë, raporton policia kantonale Uri, të premten në mbrëmje, derisa sipas mediave kosovare, bëhet fjalë për një qytetar nga Peja, i cili ka jetuar në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Shoferi nga Kantoni i Cyrihut është aksidentuar në Autostradën A2. Disa kamionë ishin detyruar të ndalen për shkak që ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.
Shoferi nuk e kishte ditur këtë dhe ishte përplasur me kokë në një kamion të transportit të Ticinos. 43-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, përcjell tutje albinfo.ch.
Autostrada A2 u mbyll për tre orë gjatë operacioneve të gjetjes së fakteve dhe shpëtimit. Aksidenti ka shkaktuar dëme materiale prej rreth 40,000 franga.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











