Shkurt.ch
Aksident frontal i dy veturave, 8 të lënduar, njëri rëndë
Ndër tetë të lënduarit, njëri është transportuar me Rega (me helikopter) për në spital
Pasditen e të dielës në Kandergrund (regjioni Berner Oberland) dy makina janë përplasur në mënyrë frontale mes vete duke bërë që të lëndohen të gjithë, tetë personat që ndodheshin në to.
Rreth orës 16.30 një automobil nga Frutigeni i Bernës po voziste në drejtim të Kanderstegut, po ashtu të Bernës. Duket se ai doli papritmas në korsinë tjetër dhe u ndesh me makinën që vinte në mënyrë korrekte nga ana tjetër.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Bernës, ndër tetë të lënduarit, njëri është transportuar me Rega (me helikopter) për në spital. Të tjerët, në mesin e të cilëve ishin edhe katër fëmijë, janë transportuar me autoambulanca.
Rruga Frutigen-Kandesteg është dashur të mbahej e bllokuar pastaj për disa orë.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













