Kosova
AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re
Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pjesë e së cilës pritet të jetën edhe AAK, Nisma dhe subjektet politike të komuniteteve pakicë.
Pra, pjesë e kësaj qeverie nuk do të jetë AKR-ja. Kështu ka thënë për lajmi.net kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.
“Po, e vërtetë, nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie”, ka thënë shkurt Pacolli për Lajmi.net.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. LDK ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që mbase javën e ardhshme koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës.
Për miratimin e qeverisë në Kuvend kërkohen të paktën 61 vota të deputetëve.
LDK-ja ka 28 deputetë. Por, 4 prej tyre, edhe sipas deklaratave të vetë zyrtarëve të LDK-së, mbeten në pikëpyetje nëse do ta mbështesin qeverinë e re, ku bën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
AAK-ja ka 13 deputetë, Lista Serbe 10, Nisma Socialdemokrate 4 dhe Aleanca Kosova e Re 2 deputetë.
Kujtojmë se LDK-ja inicioi mocion mosbesimi kundër Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 44 ditë pas bashkëqeverisjes me të.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













