Këshilli Organizativ i Manifestimit të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, organizon akademi përkujtimore në 29 vjetorin e rënies së dëshmorëve Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Ftohen të marrin pjesë të gjitha familjet e dëshmorëve si dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë në Zvicër. Sot, pas gati tri dekadash ti kujtojmë e nderojmë me respekt tre pishtarët e lirisë, tre ideologët e ngjarjeve të mëdha të vitit 1981.
T`i kujtojmë ata që u vunë themelet e bashkimit dhe organizimit të mirëfilltë të mërgatës shqiptare! Akademia përkujtimore mbahet më 15 janar 2011, (e shtune) në ora 18-të në Restorant Schlossgut, Schlossstrasse 8, Münsingen.