Feja
“Ai i cili e vran një njeri, e ka vrarë gjithë njerëzimin”
Lutja e së premtes (Namazi i Xhumasë) ishte një rast për imamin e Qendrës islamike të Lozanes, i cili është shokuar nga ngjarjet në Francë, për të kujtuar që terrorizmi është kundër Islamit.
Me krah hapur. Në këtë mënyrë jemi pritur nga përgjegjësit dhe besimtarët e Qendrës islamike shqiptare të premten në mëngjes. Ende të shokuar nga atentati ndaj Charlie Hebdo, ata më së shumti i frikësohen amalgamëve.
Imami Fehim Abazi, me kravatë të kaltërt, i shtrëngon duart me ne dhe na e sjell përkthimin e predikimit, të cilën e ka përgatitur menjëherë pas masakrës së Parisit. Ai është në Zvicër qe 18 muaj dhe ende ka pakëz vështirësi të shprehet në gjuhën frenge, edhe pse pyetjet tona kuptohen pa vështirësi.
Një student na shërben si përkthyes.
“Është situatë jashtëzakonisht e rëndë dhe dëshirojmë t’i paraqesim ngushëllimet tona te familjarët e viktimave”, deklaron imami. Ky atentat nuk ka të bëjë me ndonjë fe, qoftë katolicizmi, judaizmi, protestantizmi apo islami. Është përpjekje direkte kundër islamit dhe vlerave të shenjta të mëshirës dhe paqes. Terrorizmi nuk ka të bëjë me islamin.
Një grup njerëzish, të cilët e ndajnë një kafe pak më larg dëgjojnë me vëmendje se çfarë thotë ligjëruesi, të gatshëm për ta korrigjuar përkthyesin tonë, në rast së do t’i ikte ndonjë fjalë. “Ata të cilët e kanë kryer këtë masakër nuk meritojnë as të quhen njerëz”, vazhdon Fehim Abazi. Provokime, karikatura, gjithmonë do të ketë, por nuk duhet të përluemi para këtyre provokimeve. Hakmarrja nuk është vlerë e islamit. Muhamedi gjithmonë është kritikuar, sulmuar, torturuar, por kurrë nuk ka reaguar dhe gjithmonë e ka promovuar tolerancën, gjë të cilën do ta përkujtoj gjatë ligjëratës sime.”
Dalëngadalë salla e lutjeve mbushet. Disa besimtarë fillojnë të falen. Pas disa çasteve, Fehim Abazi do t’iu adresohet. Ai do të citojë suren Al Maide 32 të Kuranit: “Ai i cili e vret një person, është sikur ta kishte vrarë gjithë njerëzimin; në rast se e shpëton një jetë, është sikur ta kishe shpëtuar gjithë njerëzimin”.
“Bashkësia jonë jeton në Zvicër, ku është mbështetur nga shteti, i cili i ka hapur të gjitha dyert për ne. Në njëfarë mënyre kemi borxh ndaj Zvicrës, e cila na ka pritur në këtë mënyrë. Liria e shprehjes dhe demokracia ekzistojnë në Evropë dhe unë, si imam, e kam këtë liri të shprehjes. Do ta mbrojmë këtë liri të shprehjes dhe këtë demokraci. Por, janë disa njerëz, të cilët e donë të keqen, të cilët nuk e donë të mirën, as për njerëzimin, as për shoqërinë ku jetojnë. Do t’i luftojmë idetë e tyre, brenda komunitetit tonë dhe në secilin vend. Do t’iu kërkojmë autoriteteve, të cilave u besojmë, që t’i marrin seriozisht këta individë dhe t’ua caktojnë vendin të cilin e meritojnë”.
Pas atentatit, disa anëtarë të komunitetit kishin nevojë që ta takojnë atë me qëllim që ta ndajnë rastin dhe të dinë se çfarë duhet të mendojnë. Në punën e tij të përditshme ai viziton familje, me të cilat diskuton probleme të të rinjve. Dhe është duke përcjellë këtë frymë, Qendra islamike shqiptare e Lozanës është e para në kanton, e cila ka dënuar ISIS-in gjatë vjeshtës së kaluar.
“Duhet ta përcjellim këtë mesazh, është detyrë jona. Këtë e kemi bërë në kuadër të bashkimit të shoqatave myslimane të Vaudit, ku e kemi krijuar një këshill të imamëve”, tregon ai. Besimtarët fillojnë të hyjnë në xhami në masë të madhe dhe Izmet Murtezi, zëdhënës i Qendrës, apelon duke thënë se autoritetet duhet t’i kontrollojnë të gjithë imamët të cilët hyjnë në Zvicër.
Fehmi Abazi e vesh rroben religjioze dhe bëhet gati të ngritet në Minbar për ta filluar ligjërimin. Salla është e plotë. Ka vetëm meshkuj, dhe për këtë ndien keqardhje imami. “Faleminderit që keni ardhur”, na tregon një besimtar në fund të namazit.
Shkrim i botuar në 24heures
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












