Lajme
Agnesa Berisha renditet e treta në Gjermani në konkursin prestigjioz “Jugend forscht”
E reja shqiptare, së bashku me dy bashkëpunëtoret e saj, u vlerësua për një projekt inovativ që synon përmirësimin e sigurisë dhe ergonomisë në gastronomi.
Agnesa Berisha, së bashku me ekipin e saj, ka arritur vendin e tretë në nivel kombëtar në konkursin prestigjioz gjerman për të rinj “Jugend forscht”, transmeton albinfo.ch.
Agnesa, së bashku me Zoé Leider dhe Enie Knospe nga Winckelmann-Gymnasium Stendal, u vlerësuan për projektin “Siguri më e mirë në punë dhe ergonomi në gastronomi përmes enëve inovative të gatimit” (Bessere Arbeitssicherheit und Ergonomie in der Gastronomie durch innovatives Kochgeschirr).
Fituesit e konkursit janë pritur edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka mirëpritur Agnesa Berishën në Ambasadën e Kosovës në Berlin, duke e uruar për këtë arritje dhe për sukseset e saj të mëtejshme. Ajeti ka vlerësuar rezultatet e Agnesës dhe ekipit të saj, duke theksuar rëndësinë e këtyre arritjeve për të rinjtë shqiptarë në diasporë.
Arritja e Agnesës dhe ekipit të saj përfaqëson një rezultat të rëndësishëm në një nga konkurset e njohura shkencore për të rinj në Gjermani, duke vënë në pah punën, kreativitetin dhe qasjen inovative të tyre./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










