Kosova
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit
Rexhepagiqi do të kujtohet gjithmonë si një profesioniste e gazetarisë, e cila për shumë vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte edhe korrespodente në TV Sky News.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gazetares dhe kompozitores, Violeta Rexhepagiqi.
Rexhepagiqi do të kujtohet gjithmonë si një profesioniste e gazetarisë, e cila për shumë vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte edhe korrespodente në TV Sky News. Ajo ka dhënë kontribut të madh në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet, torturat dhe burgosjet që kanë ndodhur në Kosovën e para luftës.
Rexhepagiqi ishte e njohur edhe me paraqitjet në grupin e muzikës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.
AGK, iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish-gazetares Rexhepagiqi.
Zëdhënësja në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Koha.net se e ndjera është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
PK-ja shtoi se aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











