Lajme
Agjencia Europiane e Barnave jep vendimin mbi AstraZeneca
EMA deklaroi të martën se përfitimet nga vaksina “AstraZeneca” janë më të mëdha se rreziqet që vijnë prej saj
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka hedhur poshtë çdo dyshim mbi efikasitetin e vaksinës “AstraZeneca”, pavarësisht se shumë vende pezulluan përdorimin e saj.
EMA deklaroi të martën se përfitimet nga vaksina “AstraZeneca” janë më të mëdha se rreziqet që vijnë prej saj. Deklarata erdhi pasi vende të shumta europiane ndërprenë përdorimin pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Drejtoresha ekzekutive e agjencisë, Emer Cooke, deklaroi se nuk ka të dhëna se rastet në fjalë, të cilat sipas saj janë “shumë të rralla”, janë shkaktuar nga vaksina, edhe pse ekspertët e konsiderojnë si mundësi.
Cooke tha se besimi tek siguria e vaksinave është parësor dhe se agjencia po analizon çdo rast të dyshimtë.
Sinkron Emer Cooke, drejtoreshë ekzekutive e EMA:
“Ndërsa hetimi është në zhvillim, aktualisht mund të themi me bindje të fortë se përfitimet nga vaksina e “AstraZeneca” në parandalimin e COVID-19, duke marrë parasysh shtrimin në spital dhe vdekjet, janë më të mëdha se këto rreziqe”.
Rezultatet e zbulimeve nga analizat do të diskutohen në një mbledhje të EMA-së ditën e enjte, pas të cilës rezultatet do të bëhen publike.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë