Kosova
Afër 1000 nxënës kanë ndërprerë shkollimin në Kosovë për një gjysmëvjetor
Sipas të dhënave, braktisjen më të madhe e ka Peja, pastaj Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni
Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.
Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit e Kosovës, sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019 te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin.
Por, ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.
Shifra të larta ka edhe në periudhën 2017/2018.
Sipas të dhënave të ministrisë, nga viti në vit, numri i fëmijëve që ndërpresin shkollimin është në rënie, raporton T7.
Janë meshkujt ata që dominojnë në braktisjen e shkollimit, përcjell albinfo.ch.
MASHT në kuadër të këtij fenomeni, nuk i përfshin fëmijët që largohen nëpër shtete të tjera, pasi që konsiderojnë që ata vazhdojnë shkollimin.
Sociologu, Ferdi Kamberi tregon arsyet pse ky numër i braktisjeve vazhdon të qëndrojë i lartë.
Sipas tij duhet veprim konkret nga Ministria e Arsimit e edhe në nivel lokal.
Sipas të dhënave, braktisjen më të madhe e ka Peja, pastaj Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore















